LAJMI I FUNDIT:

Shitësi i marketit në SHBA pëson sulm në zemër, të rinjtë që ishin brenda nuk e ndihmuan – e shfrytëzuan rastin për të vjedhur 178 dollarë (Video)

Shitësi i marketit në SHBA pëson sulm në zemër, të rinjtë që ishin brenda nuk e ndihmuan – e shfrytëzuan rastin për të vjedhur 178 dollarë (Video)

Kamerat e sigurisë në një market në Washington kanë shokuar opinionin amerikan, me gjakftohtësinë e tre të rinjve që vendosën në mënyrën më të tmerrshme të mundshme ta shfrytëzojnë rastin, kur punonjësit të marketit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet shitësi i cili në një moment humb baraspeshimin dhe godet me kokë xhamin me mallra brenda dhe rrëzohet në tokë pavetëdije, transmeton Telegrafi.


Edhe pse në atë moment të rinjtë largohen nga marketi, ata vendosin të rikthehen por jo për ta ndihmuar burrin apo t’i telefonojnë ndihmës së shpejtë – për ta plaçkitur.

Policia amerikane ka publikuar pamjet e plaçkitjes në rrjetet sociale, duke shpresuar se qytetarët mund t’i ndihmojnë në identifikimin e të rinjve fytyrat e të cilëve shihen qartë.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se shitësi pafat është në gjendje kritike në spital, dhe se është duke luftuar për jetë pasi pësoi sulm në zemër. Pronarja e marketit Angela Sharapova, ka deklaruar se e shokon fakti që e kanë lënë të shtrirë në tokë pa e ndihmuar.

“E kanë lënë të vdesë për 178 dollarët që i kishin marrë nga marketi. Ky fakt po na lëndon shumë”, ka shtuar Sharapova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori