LAJMI I FUNDIT:

Greqia u kërkon kreditorëve të heqin dorë nga ulja e pensioneve

Greqia u kërkon kreditorëve të heqin dorë nga ulja e pensioneve

Greqia përfitoi nga rasti i vizitës së parë të përfaqësuesve të kreditorëve të saj pas daljes zyrtare nga kriza për të kërkuar pezullimin e një zvogëlimi të ri të pensioneve, masë e planifikuar duke nisur nga 1 janari.

”Ministri i Financave, Euclide Tsakalotos do t’i sqarojë zyrtarëve të cilët përfaqësojnë kreditorët e vendit (BE-së dhe FMN-së) se nuk ka asnjë arsye buxhetore për këtë masë”, deklaroi në radion ”Real FM” zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos.

”Çështja më pas do t’u përcillet niveleve më të larta evropiane”, shtoi ai pak para takimit të Tsakalotos me përfaqësuesit e kreditorëve të dërguar me mision në Athinë.


Këta të fundit nuk shfaqën kundërshtime në parim, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, duke cituar një burim të qeverisë. Ata vunë theksin mbi domosdoshmërinë që vendi të përmbushë zotimet për të pasur në vitin 2019  një suficit primar duke përjashtuar shërbimin e borxhit prej 3,5% të PBB-së. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori