LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shqiptarët i bashkon vota për referendumin

Haradinaj: Shqiptarët i bashkon vota për referendumin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë sot thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të votojnë referendumin për emrin e këtij vendi fqinj.

Këtë qëndrim Haradinaj e shprehu në një konferencë për media, pas takimit që pati me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me ç’rast tha se vota për referendumin i bashkon shqiptarët kudo që janë.

“Nëse ka një temë që na bashkon, kudo që jemi sot shqiptar, si në trojet tona etnike, si shqiptarët në Maqedoni, por edhe në diasporë e kudo që jemi është vota po  për referendumin. Për një Maqedoni në NATO, për shqiptarët në NATO, sidomos ne në Kosovë me të vërtet i thërrasim prej zemre vëllezërit dhe motrat tona që të votojnë pro NATOS, duke e ditur që NATO na ka shpëtuar jetën në vitin ’99, në kohën më të vështirë tonën”, tha ai.


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, tha se mbajtja e referendumit në Maqedoni është moment historik për shqiptarët që jetojnë atje.

Ai u shpreh se presin rezultate pozitive nga referendumi.

“Çështja kryesore që u bisedua sot mes nesh është referendumi i 30 shtatorit që do të  mbahet në Maqedoni, një moment jo për ta tepruar por një moment vërtet historik për shqiptarët e Maqedonisë. Ne jemi duke punuar të gjithë forcat politike shqiptare, besojmë plotësisht për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv. Besojmë që të gjithë shqiptarët të ndajnë bindjen me ne se ne i kemi borxh perëndimit, i kemi borxh NATO-së dhe besoj që kjo është ideja madhore e cila na bashkon të gjithë shqiptarëve për shkak se këtu nuk ka dilema, orientimi jonë i përgjithshëm pa marrë parasysh ku jetojmë në cilin shtet është NATO dhe Bashkimi Evropian”, tha ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori