Një delegacion i lartë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë në krye me Jessica Long, udhëheqëse e Sektorit Ekonomik dhe Politik dhe Lori Michaelson, udhëheqëse e Njësisë Ekonomike, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.
U.D i Drejtorit Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi i ka informuar Long dhe Michaelson për gjendjen aktuale në Korporatë, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit rreth zgjerimit të minierave të reja dhe procesin e shpronësimeve.
Gjithashtu edhe për kapacitetet prodhuese dhe strategjitë e KEK-ut në gjenerim të thëngjillit dhe prodhim të energjisë elektrike.
Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” përfaqësueset e Ambasadës janë njoftuar me punët të cilat janë duke u bërë dhe rezultatet të cilat janë arritur në stabilitetin e prodhimit të energjisë përkundër vjetërsisë së termocentraleve.
“KEK-u në vazhdimësi ka performuar jashtëzakonisht mirë. Edhe krahasuar me statistikat e vitit 1985 kur kanë qenë të reja këto blloqe nuk kanë qenë me stabile sesa tani. Në atë kohë kur kanë filluar punën, sipas statistikave kanë pasur diku rreth 100 rënie të pa planifikuara, ndërsa sot në vitin 2018 numri i rënieve të paplanifikuar nuk shkon mbi 30”, ka thënë Thaçi.
Gjatë vizitës në miniera, ai i ka njoftuar edhe me procesin e shpronësimeve, zgjerimin e mihjeve të reja dhe zhvendosjen.
“Sa i përket zhvendosjes, KEK-u ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeverise dhe bazuar në Planin e Veprimit të Zhvendosjes kemi përfunduar me zhvendosje në zonën e pare e cila shtrihet në sipërfaqe prej 52 hektarësh. Kanë mbetur edhe një apo dy prona të pa shpronësuara si pasojë e disa kontesteve dhe ato shumë shpejt presim t’i përfundojmë. Po ashtu aktualisht, jemi në përfundim të regjistrimit të zonës se dytë e cila ka sipërfaqe prej 122 hektareshit”, ka potencuar Thaçi.
Nga ana tjetër, zyrtarët e delegacionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksuan se siguria e energjisë është një problem i madh për Kosovën, që i kushton ekonomisë Kosovare më shumë se 400 milionë dollarë në vit. Ata vlerësuan përpjekjet e KEK-ut për të përmirësuar besueshmërinë e termocentraleve dhe për të siguruar furnizimin me thëngjill, dhe shtuan se marrëveshja e termocentralit Kosova e Re është një hap i madh në rrugën e vendit drejt sigurisë energjetike.
Duke falënderuar Long dhe Michaelson për interesimin e vazhdueshëm të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për sektorin e energjisë në Kosovë, u.d. Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka potencuar se KEK, është duke përmbushur me përpikëri obligimet kontraktuale, si dhe është në përputhje të plotë me rregullat e tregut në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i ASK-së për pagën mesatare në sektorin publik, Murati: Edhe njëherë demantohen të pavërtetat e opozitës
Bajrami akuzon LVV-në për propagandë rreth “Planit të Rritjes” nga BE-ja: Kosova mund të përfitoj vetëm pas krijimit të Asoicacionit
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp