Konsumimi i mishit të kuq dhe produkteve të qumështit mund të ndihmojnë që të keni një zemër me të shëndetshme
Pyetja se a duhet të hamë mishin e kuq dhe se a është i mirë për shëndetin tonë apo jo, ka qenë një pikëpyetje për një kohë shumë të gjatë.
Sidoqoftë, studimet e bëra në kohët e fundit sugjerojnë se të ngrënit mish të kuq dhe djathë, kryesisht produktet me qumësht nuk janë edhe aq të rrezikshme, madje munden ta ulin rrezikun e një vdekje të hershme, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit nga universiteti McMaster të Kanadasë kanë kryer një studim, prej 218.000 të rriturve nga 50 vende të ndryshme të botës, duke i ndarë ata në 5 kategori duke u bazuar nga dieta e tyre.
Me këtë studim erdhën në përfundim se nëse hani një sasi mesatare me mish çdo ditë, njëjtë sikur dietat e balancuara, mundet të ul rrezikun për një vdekje të hershme.
Ekipi i hulumtimit kanë paraqitur punën e tyre në një konferencë në Gjermani, kryesisht në shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë, duke përfshirë gjithashtu në deklaratën e tyre se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për numrin e karbohidrateve që i përfshijnë në dietat e tyre.
“Duhet të rikonsiderohet fakti se çka përfshin një dietë kualitative, për një popullsi të tërë”, thekson profesori Dr. Andreë Mente, drejtor i hulumtimeve në institutin e hulumtimeve për shëndetësi, ne universitetin e Kanadasë.
Sipas NHS- Nation Health Service, kanë rekomanduar që njerëzit të cilët kanë ngrenë 90g mish të kuq duhet ta ulin përdorimin në 70g.
Të ushqehesh shëndetshëm vazhdon profesori do të thotë nënkupton të rishikosh dietën në tërësi, jo vetëm t’i kushtoni rëndësi produkteve individualisht.
“Mishi dhe ushqimet apo produktet të qumështit, mund të çojnë deri tek një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, përderisa i shoqëroni ato me peme dhe perime dhe produkte tjera të shëndetshme, shanset për rreziqe të zemrës apo kancerit nuk janë të mëdha. /Telegrafi/
A.P.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak