Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiqit, ku kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq e kishte quajtur lider të madh.
Berisha ka thënë se Vuçiq përmes këtyre deklaratave ka dëshmuar se është një qaraman i vërtetë, teksa e ka quajtur Millosheviq të dytë.
Ish kryetari i PD-së i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të analizojë vizitën dhe qëllimin e presidentit serb në Kosovë.
“E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiq, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviqit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviqit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre.
Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe