Strategjia e Energjisë e Serbisë parasheh ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike nga qymyri me kapacitet prej 2550 megavatësh. Ndërtimi i termocentralit Kostolac B3 afër Pozharevcit në Serbi kryeson në listën e projekteve të reja energjetike të paralajmëruara nga Serbia, ndërtimi i të cilit pritet të përfundojë para vitit 2025.
Rreth 70% e prodhimit të energjisë elektrike në Serbi mbështetet në linjit. Përkundër kritikave të shumta nga Banka Botërore dhe Sekretariati i Traktatit të Energjisë, qeveria e këtij vendi dhe ndërmarrja shtetërore Elektroprivreda Srbije (EPS) planifikojnë të ndërtojnë edhe shumë termocentrale të reja të bazuara në qymyr.
Ndërtimi i termocentralit Kostolac B3 afër Pozharevcit në Serbi, kryeson në listën e projekteve të reja energjetike të paralajmëruara nga ky vend. Projekti i termocentralit Kostolac B3 në Serbi me kapacitet prej 350 megavatësh është duke u ndërtuar dhe financuar nga Kinezët.
Sipas Bankwatch, në strategjinë energjetike të vendit, Serbia përveç termocentralit në Kostolac ka paraparë edhe ndërtimin e një numri termocentralesh të reja nga qymyri me kapacitet të përgjithshëm prej 2200 megavatësh.
Nikola Tesla B3 me kapacitet prej 750 megavatësh, dy njësi me nga 375 megavat në Kolubara, dy tjera me kapacitet prej 350 megavatësh në Novi Kovin dhe një njësi e re prej 300 megavatësh në Stavalj, janë projektet e paralajmëruara të Serbisë në fushën e prodhimit të energjisë nga qymyri.
Termocentrale të reja të bazuara në linjit janë paralajmëruar edhe në vende tjera të rajonit. Një termocentral që për bazë ka linjitin dhe me kapacitet prej 430 megavat energji elektrike do të ndërtohet në Bosnjë, dhe një tjetër i ngjashëm prej 400 megavatësh do të ndërtohet edhe në Kosovë.
Termocentrali i ri në Kosovë pritet të pavarësoj sektorin e energjisë në vend duke ndikuar në zvogëlimin e sasisë së energjisë elektrike të importuar nga vende të ndryshme, përfshirë edhe atë nga Serbia.
Edhe Qeveria e Greqisë kohë më parë paralajmëroi ndërtimin e dy blloqeve të reja në termocentralin ekzistues Ptolemaida. Blloqet do të kenë kapacitet gjenerues të përbashkët prej 1100 megavat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit