LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Marrëveshja për emrin mund të jetë model për rajonin dhe botën

Tsipras: Marrëveshja për emrin mund të jetë model për rajonin dhe botën

Kryeministri grek Alexis Tsipras, në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian theksoi se qeveria e tij ka arritur suksese në rajon, duke shtuar se marrëveshja me Maqedoninë është “kulmi i hapave të tyre”.

“Me kryeministrin Zoran Zaev nga IRJM, kemi arritur zgjidhje të përbashkët të pranueshme p përdorimin e forcës, me dialog diplomatik. Kjo marrëveshje mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve në rajonin tonë”, tha Tsipras para eurodeputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshjen e Prespës dhe lidershipin e Zaevit dhe Tsipras e ka përshëndetur edhe Komisioni Evropian përmes eurokomesarit Valdis Dombrovskis, i cili tha se përmes zgjidhjes së këtij kontesti shumë vjeçar, është vendosur shembull për rajonin dhe botën.

Alexis Tsipras këtë mëngjes ka mbajtur debat me eurodeputetët në seancë plenare në Parlamentin Evropian për të ardhmen e Evropës./Telegrafi/