LAJMI I FUNDIT:

Liderët politik të Luginës kërkojnë bashkim përmes një Rezolute nga Kuvendi i Kosovës

Liderët politik të Luginës kërkojnë bashkim përmes një Rezolute nga Kuvendi i Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot liderët politik të Luginës së Preshevës, të cilët kanë kërkuar nxjerrjen e një Rezolute në Kuvendin e Kosovës prej nga do të kërkohej bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik dhe institucional nga komunat e Luginës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovoc tha se tashmë është deklaruar vullneti i shqiptarëve të Luginës për tu bashkuar me Kosovën dhe në të ardhmen do të ketë dinamizëm për realizimin e kësaj objektive.


“Do të bëjmë përpjekje që kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë…”, tha Thaçi, duke shtuar se mbështet plotësisht dëshirën e Luginës për bashkim me Kosovën.

Presidenti i vendit tha se do të punojnë që përfaqësuesit politik të Luginës të jenë pjesë e dialogut përfundimtar Kosovë-Serbi, kur ka të bëjë me të ardhëm e tyre.

Ai tha se ka mirëpritur idenë edhe që përmes fondeve të ndryshme të shihet mundësia se si të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Thaçi tha se për çështjen e Luginës duhet unitet edhe në spektrin politik të Kosovës.

Sipas tij, ideja e nxjerrjes së një Rezolute nga Kuvendi i Kosovës do t’i procedohet edhe kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, shefave të Grupeve parlamentare në mënyrë që të ketë mbështetje unike për këtë çështje.

Shqipërim Arifi, kryetar i Preshevës tha se sot tek presidenti Thaçi kanë shpalosë idenë për një Rezolutë që do të duhej të del nga Kuvendi i Kosovës për të drejtën e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori