LAJMI I FUNDIT:

Kavadar, rastet sociale lirohen nga faturat komunale për një vit

Kavadar, rastet sociale lirohen nga faturat komunale për një vit

Rastet sociale në Kavadar, do të lirohen nga pagimi i faturave për shërbimet komunale, në periudhën për një vit, me vendim të Këshillit të Komunës së Kavadarit.

Rastet sociale do të lirohen nga pagesa për ujin, mbledhjen dhe transportin e mbeturinave dhe shërbimeve tjera komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lirimi prej faturave do të jetë prej 1 prill të vitit të kaluar, deri më 1 prill të këtij viti. Subvencionimi do të jetë nga vetëqeverisja lokale”, thonë nga NP “Komunalec”.


Mbikëqyrje për zbatimin e këtij vendimi do të bëhet mbi Komisionin për Financime dhe Buxhet pranë komunës./Telegrafi/