LAJMI I FUNDIT:

Deda: Vuçiqi shëtit në veri si në pronë të vet, marrëzia në Kosovë nuk ka fund

Deda: Vuçiqi shëtit në veri si në pronë të vet, marrëzia në Kosovë nuk ka fund

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka komentuar ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Republikën e Kosovës.

Ai thotë se Vuçiqi po shëtit në veri sikur në pronë të vet.

“Në ditën kur midis Ballkanit, në Shkup, kancelaria Merkel thotë edhe njëherë që nuk ka korrigjim të kufijve në Ballkan, e Vuçiqi – duke shëtit nëpër Kosovën veriore sikur në pronë të vetën thotë që “nuk guxon” prej Merkelit të thotë që ajo pjesë e Kosovës është Serbi”, ka thënë Deda.


“Thaçi e përsërit qëndrimin e tij për “korrigjim të kufirit”, ndarje, shkëmbim të territoreve. E këtë marrëzi e përforcojnë dy kryetarë komunash, ai i Mitrovicës Jugore dhe i Gjilanit”, ka shkruar Deda në Facebook.

Ai shton se, “marrëzia në Kosovë nuk ka fund. Sa mirë që e tilla nuk është vendimtare për të ardhmen e këtij shteti.”