LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Shoqëria e sotshme është e bashkuar për një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike

Ahmeti: Shoqëria e sotshme është e bashkuar për një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emër të partisë, uroi ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Ditën e sotme të pavarësisë e shënojmë në vetëm një hap para realizimit të synimeve shekullore për liri, paqe, barazi dhe integrim euroatlantik. Sot shoqëria jonë është e bashkuar me një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike. Ardhmëria jonë e përbashkët është përcaktuar t’i takojë perëndimit”, thuhet në urimin e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.


Ai në urim thotë se Maqedonia është para një vendimi të madh historik, vendim për Maqedoni tërësisht të integruar me të drejta të barabarta në NATO dhe BE dhe shton se nuk ka tjetër alternativë, opsion apo rrugë tjetër tjetër nuk ekziston, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tashmë dy dekada qytetarët me shumicë dërmuese janë përcaktuar për anëtarësim në NATo dhe BE dhe përfundimisht, dita për plotësimin e e ëndrrës shekullore të qytetarëve tanë erdhi dhe ne, së bashku, nuk guxojmë ta lëshojmë mundësinë që ta vulosim ardhmërinë e sigurt të gjeneratave pas nesh” thotë në fund të urimit Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori