LAJMI I FUNDIT:

Eminem thyen rekordin 36 vjeçar të top listës britanike

Eminem thyen rekordin 36 vjeçar të top listës britanike

Legjenda e hip hopit, Eminem, ka thyer një rekord shumë të vjetër. Ai ja ka dalë që të ketë albume rresht në pozitën e parë të top listës britanike më së shumti në histori, një rekord 36 vjeçar ky i mbajtur nga Abba dhe Led Zeppelin.

Albumi i ri “Kamikaze” ishte një befasi që u lansua nga reperi për adhuruesit dhe albumi i dytë në më pak se një vit, e albumi i nëntë i tij që zuri vendin e parë për të nëntën herë rresht në top listat britanike, duke na kthyer në kohën e Marshall Mathers LP ku filloi e gjithë historia.


Eminem për këtë rekord i pati dy fjalë: “A do të thotë se tash do të duhet ta quaj veten Sir Eminem?”.

“Kamikaze” është albumi i katërt më shpejt i shitur në Britaninë e Madhe duke mbetur vetëm prapa Arctic Monkeys, Drake dhe George Erza.

Kënga hapëse e albumit, “The Ringer” po ashtu arriti vendin e katërt në top listën e këngëve single, e pikërisht aty është një sulm për Donald Trump, duke e përshkruar atë si një njeri të keq, teksa dy këngët tjera “Lucky You” dhe “Fall” kanë arritur në top 10.

Eminem po ashtu sulmoi një varg reperësh tjerë në prjoektin “Not Alike” që tërhoqi vëmendjen, e me theks të veçantë preku reperin nga Clevelandi, Machine Gun Kelly.

Ky i fundit lansoi kundërpërgjigjen si diss, “Rap Devil”, ku ofendoi rëndë Eminemin, e që sipas shumë adhuruesve edhe mund t’ia kishte përfunduar Slim Shadyt karrierën.

Eminem dhe Machine Gun Kelly

Por, tashmë raportohet se Eminemi ka gati përgjigjen për Machine Gun Kellyn.

“Kjo është një betejë mes të kaluarës dhe të ardhmes së madhe”, u shpreh Machine Gun Kelly në një koncert të premtën.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori