Ushtria amerikane do të rritë pranin ushtarake në Gjermani me rreth 1,500 ushtarë shtesë deri në shtator të vitit 2020.
Në Gjermani tashmë ekzistojnë më shumë se 33,000 trupa amerikane dhe shtimi i pranisë së mëtejme ushtarake mund të shkaktojë tensione të reja me Rusinë, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se forcat e NATO-s në Evropën Lindore përbënin një kërcënim për Rusinë, por zyrtarët e NATO-s i kanë heshtur poshtë akuzat.
Baza amerikane në Gjermani, tha se trupat e reja ushtarake do të vendosen në mënyrë të përhershme në Gjermani si “një provë e angazhimit tonë të vazhdueshëm ndaj NATO-s dhe vendosmërisë sonë të përbashkët për të mbështetur sigurinë evropiane”.
Kritikat e ashpra që iu bënë aleatëve të NATO-s nga Presidenti i SHBA Donald Trump kishin shkaktuar panik se Uashingtoni mund të reduktojë shpenzimet e mbrojtjes në Evropë dhe të zvogëlojë praninë e saj ushtarake.
“Shtimi i këtyre forcave ushtarake rrit gatishmërinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe siguron që ne jemi më të aftë për t’iu përgjigjur çdo krize”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e bazës amerikane.
Megjithatë, trupat amerikane do të jenë ende në numër shumë më të pakët se ato që ishin gjatë Luftës së Ftohtë.
Ushtria amerikane tha se do të fillojë aktivizimin e njësive të reja ushtarake në disa baza në Gjermani gjatë këtij viti, duke përfshirë një shtab të fushës së artilerisë, dy batalione të shumëfishta të raketave dhe një batalion mbrojtës ajrore me rreze të shkurtër veprimi.
Richard Grenell, ambasador i SHBA në Gjermani, tha se vendimi për shtimin e trupave tregon angazhimin e Uashingtonit për të forcuar aleancën e NATO-s, ndërkohë që rritjet e planifikuara të shpenzimeve ushtarake kanë përmirësuar sigurinë.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur vendimin e SHBA-ve për shtimin e trupave në Gjermani.
“Vendimi i SHBA për të rritur praninë ushtarake në Gjermani është një shenjë që tregon se marrëdhëniet transatlantike janë të forta dhe ky është një angazhim për sigurinë tonë të përbashkët”, tha ajo.
Ursula von der Leyen është një konservatore që ka kërkuar nga Merkel rritje të shpenzimeve ushtarake, ndërkohë që partnerët e koalicionit janë kundër shtimit të shpenzimeve ushtarake./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve