LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Fushata për referendumin do të jetë transparente dhe pa diskriminime e paragjykime (Video)

Xhaferi: Fushata për referendumin do të jetë transparente dhe pa diskriminime e paragjykime (Video)
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp së bashku me koordinuesit e grupeve të deputetëve, tha se fushatën për referendumin do ta udhëheqin në mënyrë transparente, të drejtpërdrejtë, pa paragjykime dhe pa diskriminime.

Xhaferi tha se si trup koordinues për fushatën, qëllimi i tyre do të jetë që të informojnë qytetarët e vendit për përfitimet që dalin nga anëtarësimi në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë nder dhe krenari të jenë bartës të fushatës së referendumit. Vetë pyetja e referendumit, në vete përmban përcaktimin strategjik të shtetit. Duke pasur parasysh momentin historik, por edhe përgjegjësinë që kemi si të zgjedhurit e popullit, për rrugën në anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, informojmë se fushatën do ta bëjmë në mënyrë transparente, fer dhe demokratike, pa diskriminim dhe paragjykime”.


“Qëllimi jonë është që të informojmë qytetarët për dobitë e anëtarësimit në NATO dhe BE. Anëtarësimi në këto organizata do të thotë më shumë para, vende pune, treg më të madh, arsim, shëndetësi dhe bujqësi më të mirë. Gjithashtu edhe gjyqësor më të drejtë dhe shtet juridik. Jemi të vetëdijshëm se ka qytetarë që nuk e mbështesin anëtarësimin e vendit në këto institucione, ndërsa është përgjegjësi e jona që të informojmë ata”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ai ju bëri thirrje pjesëmarrësve në fushatë që të sillen në mënyrë korrekte, në mënyrë që qytetarët të marrin vendimin e duhur.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në fushatë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Xhaferi tha se është i njoftuar se ata do të marrin pjesë në fushatë “kundër” referendumit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori