LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mirënjohje të thellë delegatëve të Kushtetutës së Kaçanikut

Haradinaj: Mirënjohje të thellë delegatëve të Kushtetutës së Kaçanikut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, shënohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.

Sipas Haradinajt, ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend meritor në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave.

“Mirënjohje të thellë delegatëve të Shtatë Shtatorit, që në kohë të vështirë, firmosen vullnetin e popullit tonë dhe vunë gurthemelin e Kosovës së pavarur. Do të kujtohen përherë nga brezat për përpjekjen e tyre në rrugën e gjatë të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/