Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të takohen të premten në Bruksel ku pritet të bisedohet edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve.
Por, analistët Daniel Serwer dhe David Philips kanë reaguar kundër ndryshimit të kufijve duke paralajmëruar për pasojat e kësaj.
David Philips, Drejtor i Institutit të Paqes në Universitetin e Kolombias në New York, tha për Zërin e Amerikës se të dy presidentët duhet të mendojnë mirë çfarë po bëjnë dhe se ndryshimi i kufijve sjell destabilitet në rajon.
Ai ka shtuar se rruga më e mirë për Serbinë për ruajtjen e interesave të saj kombëtare është promovimi i interesave të serbëve në Kosovë që arrihet me zbatimin e planit të Ahtisarit.
“Ndryshimi i kufijve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues. Në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian Presidetentët Thaçi dhe Vuçiq ndodhen në një udhëkryq. Ata mund të zgjedhin ndarjen ose një zgjidhje të negociuar që do t’i jepte më shumë të drejta serbëve të Kosovës në përputhje me marrëveshjet e arritura. Kjo pastaj do të duhet të çonte në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Serbia. Kjo është një rrugë më e matur dhe më realiste se sa një zgjedhje e pamatur për ndarje”.
“Rruga më e mirë për sigurimin e interesave të saj kombëtare (për Serbinë) është promovimi i interesat e serbëve të Kosovës që mund të arrihet në Kosovë me të një qeverisje më të mirë dhe respektim të të drejtave të pakicave në bazë të parimeve të Planit të Ahtisarit dhe kushtetutës së Kosovës. Ndryshimi i kufijve nuk e stabilizon situatën, por do ta bënte atë më të pasigurt”.
Kundër ndryshimit të kufijve është shprehur edhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer.
Serwer ka thënë se edhe pse ligjërisht Kosova dhe Serbia mund ta bëjnë këtë, shkëmbimi i territoreve është i keq nëse ka për qëllim shkëmbimin e popullatave që do të pasonte me homogjenizim të vendeve. Gjithashtu, ai tha se kjo shkon kundër të gjitha parimeve të demokracisë liberale.
“Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia ta bëjnë këtë, nëse e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Unë jam kundër shkëmbimit nëse motivi nuk është shkëmbimi i territorit, por shkëmbimi i popullatave në një përpjekje për të homogjenizuar vendet e tyre. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike liberale dhe është një drejtim i gabuar për Serbinë dhe Kosovën”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City