LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës, nga pozita 4.937 avancon në atë 2.429 të ranglistës së universiteteve

Universiteti i Prishtinës, nga pozita 4.937 avancon në atë 2.429 të ranglistës së universiteteve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka treguar progres të rëndësishëm në rangimin global të universiteteve dhe kolegjeve të Webometrics.

Në këtë rangim,të cilit i nënshtrohen më tepër se 12.000 universitete nga mbarë bota, Universiteti publik i Kosovës për një kohë relativisht të shkurtër ka lëvizur në pjesën më të lartë të renditjes së universiteteve botërore.

“Katër vite më parë Universiteti i Prishtinës zinte vendin e 4,937 në këtë ranglistë, ndërkaq këtë vit UP-ja u ngjit në pozicionin e 2,429”, thuhet në njoftim.


Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema e sheh këtë lëvizje pozitive në rangimin e Webometrics si rezultat të reformave të fundit në këtë institucion.

“Edhe pse UP-ja ka shumë punë derisa të mund të konsiderohet si njëri ndër më të mirët në botë, është kënaqësi të shohësh këtë progres, i cili konfirmon përpjekjet tona për reforma në vitet e fundit”, tha ai.

Një reformë e rëndësishme të cilës UP-ja ia atribuon ngritjen në këtë rangim është zhvillimi i sistemit hulumtues të bazuar kryesisht në praktikat e universiteteve publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ndihmesë të madhe në këtë drejtim e ka dhënë Programi i Transformimit të Lidershipit – Bursave dhe Partneriteteve – projekt i përbashkët i USAID-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Ashtu sikurse në pothuajse të gjitha universitetet amerikane, UP-ja tani ka themeluar dhe funksionalizuar Zyrën për Projekte dhe Programe të Sponsorizuara (ZKPS), e cila e ka për detyrë që t’i mbështetë hulumtuesit në përpjekjet e tyre për të fituar grante dhe në menaxhim të fondeve për hulumtime shkencore nga jashtë.

Sipas prorektorit për kërkime shkencore UP, Faton Berisha UP-ja pret vazhdimësi progresi në dy vitet e ardhshme, për faktin që ZKPS-ja tashmë është duke angazhuar staf dhe do të bëjnë edhe më tepër për të motivuar stafin akademik për të realizuar hulumtime.

Ngritja e hulumtimit shkencor në nivel të njësive akademike ndikon drejtpërdrejtë në rangimin e UP-së jo vetëm në Webometrics, por edhe në ranglista të tjera të universiteteve, thuhet në njoftim.

Webometrics në mënyrë unike përdor analizimet e linçeve të cilat ata citojnë për të ofruar një vlerësim më kualitativ, i cili konsiderohet si mjet më i fuqishëm sesa analiza e citimit ose anketat globale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori