LAJMI I FUNDIT:

Reali e bleu 45 milionë euro, por do ta kthejë në Brazil

Reali e bleu 45 milionë euro, por do ta kthejë në Brazil
LANDOVER, MD - AUGUST 04: Vinicius Junior #28 of Real Madrid controls the ball against Mattia De Sciglio #2 of Juventus in the second half during the International Champions Cup 2018 at FedExField on August 4, 2018 in Landover, Maryland. (Photo by Patrick McDermott/Getty Images)

Edhe pse ka shumë punë te Real Madridi, Julen Lopetegui, duhet të punojë edhe me talentin brazilian Vinicius Junior.

Ai nuk ishte pjesë e skuadrën në Superkupën e Evropës, duke i besuar dyshes Karim Benzema dhe Gareth Bale, pas largimit të Cristiano Ronaldos.


Në klub gjërat po shkojmë tashmë mirë, dhe rezultat kanë filluar të vijnë, por vazhdon të shqetësojë çështja Vinicius.

Vinicius Junior (Getty Images)

Golat e tij në derbi ndaj Atletico B treguan se ai ka potencial dhe mund të shkëlqejë në gjen rast në ekipin e parë.

Pas tre ndeshjeve në LaLiga Santander, Lopetegui nuk e ka përfshirë atë në asnjë.

Ballina e Marca

Ishte maji i vitit 2017, kur Real nënshkroi me lojtarin për 45 milionë euro.  Një lojtar me aftësi të mëdha driblimi, talenti më i madh në zhvillim që ishte në Brazil.

Marrëveshja ishte që ai të bashkohet me Madridin në korrik të vitit 2019, por kishte klauzolë edhe për një vit më herët, gjë që u bë me kërkesën e  lojtarit.

Vinicius Junior (Getty Images)

Në Madrid u hartua një plan i veçantë për ta ndihmuar lojtarin të përshtatet, duke punuar me idenë se kishin një lojtari që kishte shumë potenciale, por që ende i duhet të zhvillohet në anën taktike.

Ata e dinin se nuk do të ishte e lehtë të gjente hapësira, pasi aty ishte ende Ronaldo. I bie se ai nuk do të luanë ne ekipin e parë, vetëm me raste.

Po ashtu atij iu premtua që nëse nuk shkojnë gjërat mirë, ai do të kthehet në janar në Flamengo për tu rikthyer në verë.

Vinicius Junior drejt kthimit në Flamengo (Getty)

Mendohet se atij do t’i bëjnë më mirë ndeshjet në Brazil me shumë tifozë, se sa ato në Segunda B.

Ky largimi mund të ndodh shumë shpejt, pasi që lojtari ka nevojë të luajë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori