LAJMI I FUNDIT:

Deshi të freskohet në det, kinezi del me vrap nga uji duke bërtitur – një peshk ia kishte shtrënguar me bisht organin gjenital (Video)

Deshi të freskohet në det, kinezi del me vrap nga uji duke bërtitur – një peshk ia kishte shtrënguar me bisht organin gjenital (Video)

Keni menduar se gjëja më e dhimbshme që mund t’ju ndodh kur jeni në plazh është kur shkelni në ndonjë mjet të mprehtë në rërë, por këtë mendim do ta ndërroni kur ta shihni nëpër çfarë agonie ka kaluar një ri nga Kina, të cilit ia kishte shtrënguar me bisht organin gjenital një krijesë nënujore.

Në videon e publikuar më poshtë, një i ri i paemëruar shihet duke qëndruar i shtrirë në rërë në provincën Hainan në pjesën jugore të Kinës, derisa bishti i një lloji të peshkut ia shtrëngon me gjithë forcën organin gjenital, transmeton Telegrafi.

Ai kishte vendosur të freskohet në det, kur befasisht filloi të vrapon me dhimbje të mëdha në organin gjenital. Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se pesë milionë persona.


Aty shihet i riu duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, derisa ekipet emergjente mundohen ta ndihmojnë. Pas disa tentativave, arrijnë t’ia largojnë peshkun nga trupi, por nga frika se mund të jetë infektuar është dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=48&v=PbNXGJEnIxI