Verë ose dimër, ditë jave e shkollës ose jo… këta fëmijë të mitur dhe shumë të tjerë moshatarë të tyre mund të shihen çdokund nëpër udhëkryqe apo kafene të qytetit duke shitur gjësende të ndryshme. Nëpër rrugë mund të shohim edhe foshnje dhe fëmijë nën moshën 6-vjeç, të cilët ecin gjysmë të zhveshur dhe të zbathur. Edhe pse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) nuk disponon me shifër konkrete për numrin e fëmijëve në rrugë, supozohet se janë diku mbi 600 të tillë në nivel republikan, pjesa më e madhe në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë… kurse gjatë verës edhe në Strugë dhe Ohër, shkruan gazeta KOHA.
A dëshmojnë këta fëmijë për varfërinë e madhe në shtet, si dhe për lëshimet që i kanë bërë organet dhe institucionet kompetente që me vite të tëra nuk arrijnë të zgjidhin këtë problem? Dragi Zmijanac, nga Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi”, për gazetën Koha thotë se këta fëmijë, pjesa dërmuese e të cilëve janë nga etniteti romë, keqpërdoren nga prindërit e tyre ose persona tjerë. Fëmijët në rrugë shpeshherë janë jashtë procesit edukativo-arsimor.
“Ata shfrytëzohen për punë në bujqësi, mbledhje të pemëve dhe të ngjashme, njëjtë edhe në forma tjera të keqpërdorimit të mundit të fëmijëve. Me shkëputjen e fëmijëve nga arsimimi, ata direkt kyçen në rrethin e varfërisë dhe analfabetizmit. Në këtë mënyrë, nuk u ndihmojmë fëmijëve të mbarojnë arsimimin e obligueshëm fillor. Fëmijët që nuk janë të kyçur në procesin arsimor rrjedhin nga familje të rrezikuara sociale, tek të cilët ekziston trashëgimia e varfërisë nga brezi në brez. Ato janë familje ku nikoqiri i shtëpisë shpeshherë nuk është i punësuar dhe nuk ka as kulm mbi kokë”, tha Zmijanac.
“Megjashi” apelon deri tek MPPS që përkujdesja ndaj këtyre fëmijëve të nis para se të arrijnë fëmijët moshën për të shkuar në shkollë. “Kjo kategori e rrezikuar e fëmijëve të fitojë benefite nga shteti që të shkojnë nëpër kopshte falas që nga mosha tre vjeçe. Vetëm në këtë mënyrë këta fëmijë mund t’i largojmë nga rruga dhe nga keqpërdorimi i tyre. Njëkohësisht duhet të punohet edhe me prindërit e tyre, të inkorporohen në procesin edukativo-arsimor të obligueshëm. Kërkojmë nga shteti që një person nga këta familje disfunksionale të rrezikuara ekonomikisht të punësohet, të ndiqet procesi i tyre arsimor dhe të shfrytëzohen beneficionet e Qendrave për punë sociale. Gjithashtu kërkojmë nga shkollat të sigurojnë ushqim, pajisje shkollore dhe veshmbathje falas për këto fëmijë”, u shpreh Zmijanac.
Vëzhgimet tregojnë se fëmijët në këso situate janë viktima të dhunës dhe varfërisë në familje, ndaj policia ka zbuluar disa prej prindërve që shtyjnë fëmijët të lypin. “Nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB në, Shkup, nën nenin 201 të paragrafit 2 të Kodit Penal të RM-së (prind, tutor, birësues ose person tjetër që urdhëron një person të mitur të punojë mosha dhe fiziku i të cilit nuk përshtatet për punë apo për të kryer veprimtari tjera), gjatë vitit 2017 janë evidentuar tri vepra penale, ndërsa në vitin 2018 (deri në korrik), janë evidentuar dy vepra penale”, thanë për KOHA nga MPB. Ndryshe, mbi 600 fëmijë në Maqedoni asnjëherë nuk kanë shuar në shkollë, derisa 500 e kanë braktisur arsimimin. Këto janë të dhëna të publikuara në janar të këtij viti nga Qendra maqedonase për arsimimin qytetar si pjesë e projektit për fëmijët jashtë procesit arsimor. Sipas këtij raporti, më së shumti fëmijë të pa regjistruar në shkollë vitin e kaluar kishte në Kumanovë, Manastir, Shuto Orizare dhe Koçanë./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025