LAJMI I FUNDIT:

VV kërkon të bëhet dokumentimi i dëmeve të luftës në Kosovë

VV kërkon të bëhet dokumentimi i dëmeve të luftës në Kosovë

Gjykatat e Kosovës kanë bërë punë të dobët sa i përket adresimit dhe dënimeve të krimeve të luftës nga ana e Serbisë, ndërsa shumica e bartësve të krimeve janë civil.

Ndërsa krimet e kryera nga ana e Serbisë, janë krime të planifikuara shtetërore.

Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tryezës “Mosndëshkimi i krimeve të luftës – Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin”, ku u kërkua që institucionet e Kosovës të angazhohen maksimalisht në evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit.


Me këtë rast, Kurti tha se shumica e bartësve të krimeve në Kosovë janë civilë, ndërsa shtoi se bartësit e dëmit duhet të jenë në qendër të vëmendjes.

“Duhet urgjentisht të bëhet një dokumentim i detajuar i krejt asaj qe ka ndodhur, njësoj sikur është regjistrimi i popullsisë. Duke pasur në qendër dëmin e krimeve, përfshirë këtu dëmet materiale, ato emocionale, psikologjike. Të krijohet një hartë e detajuar çka ka ndodhur, ku, cili është dëmi që është shkaktuar bazuar në nevojat e bartësve të krimit, të shihet se cilat janë kërkesat dhe të formulonen qartë kërkesat për kompensim të cilat duhet t’i adresohen Serbisë dhe kërkesat tjera t’i adresohen institucioneve relevante në Kosovë”, tha Kurti.

Ai theksoi se Serbia deri më tash ka dënuar 160 persona për krimet e kryera në luftëra, që sipas tij është shumë pak, pasi që kjo e fundit ka shkaktuar 160 mijë viktima.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se krimet më të mëdha gjatë dy dekadave ndodhën gjatë luftës së viteve 98-99, ndërsa krimi më i madh ndaj këtyre krimeve është neglizhenca e politikës ndaj kësaj çështjeje.

Ai tha se plani i Serbisë ka qenë shtetëror, pasi që sipas tij krimet e kryera nuk janë pasojë e shpërthimit spontan, por qëllimi i saj ka qenë shfarosja e një populli të tërë, popullit shqiptar.

Fakti se nga qershori i vitit 1998 e deri më tash, në Kosovë janë dënuar më shumë shqiptarë se sa serbë, sipas Konjufcës krijohet një pasqyrë e kundërt sipas së cilës i bie se Kosova e ka sulmuar Serbinë, dhe jo e kundërta siç edhe ka ngjarë në të vërtetë.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, nëse pala kosovare do të kishte prioritet krimet e luftës në negociatat me Serbinë , shteti i Kosovës do ta kishte themelin e sigurt.

“Problemi këtu në Kosovë është se gjithmonë e kemi pasur një politikë e cila i ka lënë anash krimet e luftës që neve na kanë ndodhë. Ky është krimi më i madh që është bërë ndaj krimeve të luftës..Ne nuk jemi në pozicionin e asaj çka kemi pësu prej Serbisë, me ia përmend dhe ai me qenë pozicioni politik. Pozicioni politik edhe në negociata të Qeverisë të Kosovës, të shtetit të Kosovës nuk është ajo çka populli i Kosovës ka përjetuar prej Serbisë.

Nëse e bën pozicionin politik atë çka ne kemi kapërcyer sa na kanë vrarë, sa na kanë masakru, çka ka ndodhë krejt, shteti i Kosovës e ka themelin e sigurt. Nëse mendoni me arrit paqe me Serbinë, qysh po mendon presidenti jonë, duke u bërë shok me Vuçiqin, harroje që kjo është bazë e qëndrueshme”, theksoi Konjufca.

Ndërkaq deputetja Saranda Bogujevci tha se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përkushtuara në kryerjen e detyrave, përndryshe shtoi se është vështirë të ecën karshi padive ndaj Serbisë.

Sipas saj, edhe pse kanë kaluar tashmë 19 vjet institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Teksa theksoi se Kosova është dashur të ketë gjykatën për krime të luftës.

“Mendoj që është shumë me rëndësi që përveç punës të madhe që është bërë për mbledhje të dëshmive të luftës, institucionet tona duhet me marrë përgjegjësi dhe duhet t’i mbledhin këto dëshmi. Pyetja tjetër është pse deri më tani nuk kemi pasur gjykatë për krime të luftës në Kosovë, por është dashur gjithherë të shkojë përmes institucioneve ndërkombëtare.

Është e dhimbshme që shpeshherë që nëpër disa procese që kalojmë disa institucione tona mbajnë qëndrim të ngjashëm me institucionet e Serbisë. Kjo është e papranushme”, tha Bogujevci.

Ajo parashtroi edhe problemin e mbrojtjes së dëshmitarëve nga institucionet vendore, me ç’rast tha se ka pasur fatin të ketë përkrahjen e shtetit britanez për proceset gjyqësore që ka kaluar.

Për Arben Hotin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, problemi mbetet mbledhja e provave materiale, pasi që për shkak të kohës që ka kaluar, nuk ka prova forenzike.

“Specifike për krimet e luftës, në gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë është se nga koha e kryerjes së krimeve të luftës ka kaluar një kohë e gjatë dhe në shumicën e rasteve mbledhja e provave dhe materialeve është shumë e vështirë. Në këto raste, prova materiale pothuajse bazohen në dëshmi të dëshmitarëve”, theksoi Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori