LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim 30 ditor për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Dibër

Paraburgim 30 ditor për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Dibër

Prokuroria Publike Themelore Gostivar solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e familjes treanëtarëshe në Dibër.

Sipas kumtesës së PTHP-së, e dyshuara e parë, një femër e moshës 28-vjeçare, është nën hetim pasi ekzistojnë baza për dyshim se ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit e tjerë, një burrë 31-vjeçar nga Gostivari dhe një banor 62-vjeçar i Dibrës, ekziston dyshimi se i kanë ndihmuar në kryerjen e vrasjes, sipas nenit 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal.

“Nuk më lanë të martohem me italian”, vajza e madhe arsyeton vrasjen e prindërve në Dibër
Lexo po ashtu “Nuk më lanë të martohem me italian”, vajza e madhe arsyeton vrasjen e prindërve në Dibër

“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik kompetent gjykatësit i dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së arrestit për tre personat e dyshuar. Ky propozim u pranua dhe gjykatësi të dyshuarve u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.


Ata shtojnë se procedura hetimore do të vazhdojë në drejtim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe sigurimit të dëshmive materiale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori