LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Dhamë gjuhën edhe identitetin maqedonas pa marrë asgjë në kthim

Mitsotakis: Dhamë gjuhën edhe identitetin maqedonas pa marrë asgjë në kthim

Cila ishte kërkesa e vazhdueshme e palës maqedonase, më e rëndësishme nga emri? Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas. Ne e dhamë atë pa parim dhe pa marr asgjë në kthim dhe kjo është shumë shqetësuese, sepse lidhet me irredentizmin e Shkupit, thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis në intervistë për radion greke “Alfa”.

Kyriakos Mitsotakis edhe njëherë përsërit qëndrimin e tij se Demokracia e Re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen e Prespës.

“Dua t’i pyes të gjithë bashkëqytetarët, jo vetëm në Maqedoni, si do të ndjeheni kur zotëri Zaevin dhe zotëri Dimitrovin të thonë se “unë jam maqedonas dhe flas gjuhën maqedonase” dhe askush mos përgjigjet. Ne, nuk do ta ratifikojmë marrëveshjen as tani, as në Kuvendin e ardhshëm, përderisa nuk ratifikohet në Kuvendin e tanishëm”, tha lideri i Demokracisë së Re.


Siç njoftojnë nga AIM, Kyriakos Mitsotakis sqaron se nëse marrëveshja nuk ratifikohet, atëherë nuk ekziston marrëveshje. /Telegrafi/