LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortët më të vjetër në botë, tregojnë sekretin e martesës 80-vjeçare (Video)

Bashkëshortët më të vjetër në botë, tregojnë sekretin e martesës 80-vjeçare (Video)

Japonia është e njohur si shtëpi e shumë njëqindvjeçarëve, ndërsa tani mund të krenohet me faktin, se e ka edhe çiftin më të vjetër bashkëshortor, që së bashku i kanë 208 vjet – sekreti i martesës 80-vjeçare, sipas bashkëshortes, del të jetë durimi dhe qetësia e saj.

Masao Matsumoto dhe gruaja tij Miyako, janë njohur nga Libri i Rekordeve të Ginisit si çifti më i vjetër në botë, pasi janë të martuar që nga tetori i vitit 1937, transmeton Telegrafi.


“Jam shumë e nderuara për titullin. E tëra është fal durimit dhe qetësisë time”, ka thënë 100-vjeçarja, teksa pozonte me certifikatën e vënë në kornizë, së bashku me bashkëshortin tetë vite më të vjetër.

Ata janë shfaqur të lumtur, në momentin kur bashkë me familjarët që u kishin shkuar në vizitë, tregonin ambientet e azilit ku jetojnë për një kohë.

Matsumotot nuk kanë organizuar kur ceremoni martesore, pasi Japonia po bëhej gati për luftë, ndërsa Masao u dërgua matanë detit që të luftonte. Kjo nuk i ndaloi ata të jetojnë të lumtur dhe të krijojnë familje të madhe, me të 25-tin stër nip, që ka lindur gjatë muajit të kaluar.

Që të dy të lindur në Oita, ata janë lidhur pasi u njoftuan prej një të njohuri të përbashkët. Nuk kaloi gjatë dhe ata vënë kurorë, para se Masao të dërgohet në shërbimin ushtarak.

Deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Miayoko u desh të punonte shumë, në mënyrë që t’i rriste dy bijat e tyre, ndërsa shpresat se do t’i kthehej bashkëshorti po i veniteshin.

Megjithëse ishte përgatitur për më të keqën, ajo u lumturua në pafundësi kur iu kthye burri, që kishte mbetur vetëm ‘asht e lëkurë’. Pas kësaj, ata i kanë pasur edhe tri vajza tjera, ndërsa kaluan jetë të qetë dhe të lumtur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kalo në kategori