LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në ndërtesën e AKI-së

Vrasje në ndërtesën e AKI-së

Një  vrasje ka ndodhur sot gjatë orëve të mëngjesit në ndërtesën e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, i cili bëri të ditur se një person ka vdekur.

“Një vrasje ka ndodhur në ndërtesën e AKI-së sot në mëngjes. Janë punëtorë të AKI-së. Një person ka vdekur. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, detajet do të merren vesh më vonë”, ka thënë Berisha.


Edhe  zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

“…Po përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pas nuk ka arritur të mbijetoi dhe ka vdekur”, ka thënë Fazliu. /Telegrafi/

Foto: Arkiv