LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nëse opozita nuk merr pjesë në seancën e thirrur nga ne, as ne nuk do marrim pjesë në seancën e thirrur nga ata

Haradinaj: Nëse opozita nuk merr pjesë në seancën e thirrur nga ne, as ne nuk do marrim pjesë në seancën e thirrur nga ata

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës të thirrur pikërisht nga ai, ka thënë se qëllimi i saj është me e marrë besimin e delegacionit të propozuar nga ai, për bisedimet me Serbinë.

“Qëllimi është me marrë besimin e delegacionit, me mundësi që edhe parlamenti me dhënë pjesën e vetë. Pastaj delegacioni kishte mujt me hartu një platformë”.


Ndërsa sa i përket paralajmërimit të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, se ata nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, Haradinaj ka thënë se nuk do të kishte qenë mirë mos me ardhë në seancë.

“Ata mund të vijnë të japin kontributin e tyre. Ata mund të mos votojnë propozimin, por do të duhej të merrnin pjesë, e jo të bllokojnë procesin, sepse me pjesëmarrje, ata mund të votojnë edhe kundër”.

“Nuk e di se si ata presin që pozita të merr pjesë në një seancë të opozitës, nëse opozita nuk merr pjesë në seancën e thirru nga ne”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori