LAJMI I FUNDIT:

SHBA propozon konfederatën mes Palestinës dhe Jordanisë

SHBA propozon konfederatën mes Palestinës dhe Jordanisë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas, gjatë një takimi që ka pasur me një organizatë nga Izraeli ka deklaruar se negociatorët e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kanë propozuar atij një konfederatë ndërmjet Palestinës dhe Jordanisë.

Abas ka thënë se do ta pranonte vetëm një konfederatë treshe, duke përfshirë Palestinën, Jordaninë dhe Izraelin, përcjell Telegrafi.

Këtë qëndrim të Abas mediat izraelite e kanë quajtur si një tërheqje e autoriteteve palestineze nga kërkesa e tyre për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete.


Një konfederatë të mundshme mes Palestinës dhe Jordanisë dekada më parë e kishte propozuar edhe Izraeli, por pa përfshirë shtetin e tyre, siç kërkon Palestina.

Nga ana tjetër zyrtarët izraelitë ende nuk janë prononcuar në lidhe me idenë e konfederatës.

Por, autoritetet e Mbretërisë së Jordanisë kanë thënë se konfederata e mundshme mes Jordanisë dhe Palestinës nuk është një çështje në diskutim.

Pozicioni i Jordanisë është për zgjidhjen e konfliktit me themelimin e dy shteteve të pavarura, ku Palestinës do t’i takonte edhe Jerusalemi Lindor që Izraeli e do për kryeqytet.

Bisedimet e paqes izraelito-palestineze u ndërprenë në vitin 2014.

Administrata Trump ka thënë se po punon për një plan që do t’i jepte fund konfliktit 70-vjeçar, por ende nuk ka vendosur datë se kur do ta publikoj atë./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Kalo në kategori