LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kusht për paqe në Ballkanin Perëndimor

Juncker: Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kusht për paqe në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, perspektivën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit, presidenti Thaçi ka theksuar se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës duhet të vijë shpejtë dhe t’i jepet fund izolimit të Kosovës.

Dy presidentët kanë biseduar edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, si kusht për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe për hapjen e perspektivës për anëtarësim në BE. /Telegrafi/