LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bashkimi me trajner të ri

Zyrtare: Bashkimi me trajner të ri

Bashkimi ka nisur të mendoj për sezonin e ri të basketbollit në Kosovë.

Kampioni në fuqi pasi humbi shërbimet e Mikaile Tmusic dhe Altin Morinës, kësaj radhe skuadra ka sjell trajnerin e ri.


Prizrenasit kanë arritur marrëveshje me trajnerin Krunoslav Kruno Krajnovic.

I lindur në Slavonski Brod, Kroaci, karrierën si trajner e ka filluar në vitin 1995 te KK Zagreb si trajner i grupmoshave të reja, pastaj vitet 1996-2001 trajner kryesor i juniorëve te KK Cibona.

Kruno nga viti 2005 vazhdon karrierën në Sllovaki me ekipe sikurse BK E.S.O Lucenec, BK Spisska Nova Ves, BK Vahostav, BC Prievidza me të cilën u zgjodh edhe trajner i vitit për sezonin 2013/14 dhe dërgoi klubin në finale të SBL League në sezonat 20013/14 dhe 2015/16.

Në sezonin 2017/18 Kruno ishte trajner i ekipit BKM Lucenec, ku u shpall kampion i Slovakia 1st League dhe e plasoi ekipin ne SBL Slovakia, që është rangu më lartë i basketbollit sllovak.

Ndryshe, Bashkimi sezonin e kaluar e fitoi për herë të parë titullin e kampionit me trajnerin, Dragan Radovic, i cili nuk e ka vazhduar kontratën me “Arpagjik’t”. /Telegrafi/