LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kisella Vodës do të fillojë fushatë për siguri më të madhe të nxënësve në shkolla

Komuna e Kisella Vodës do të fillojë fushatë për siguri më të madhe të nxënësve në shkolla

Të hënën, me fillimin e vitit të ri akademik, Komuna e Kisella Vodës do të fillojë fushatë për siguri më të madhe të nxënësve në shkollat që janë nën kompetencën e Komunës. Kjo fushatë vetëqeverisja lokale do ta zbatojë në bashkëpunim me SPB Shkup- Reparti i prevenimit, SP Draçevë dhe SP Kisella VOdë.


Aktivitet do të realizohen në atë mënyrë që prindërit dhe nxënësit në shkollat do t’ju ndahen material propagandues me përmbajtje edukative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata për siguri më të madhe tek shkollat do të fillojë tek shkolla filore ‘Rajko Zhinzov” – Draçevë me fillim në ora 8:30 ku Kryetari i Këshillit të Komunës Kisella VOda Dario Shimiq, përfaqësues të stacionit policor Draçevë dhe SPB Shkup – Reparti i për prevenim nxënësve dhe prindërve do t’u ndajnë material edukues.

Ndërsa, Kryetari i Komunës Kisella Voda Filip Temelkovski në ora 9:30 do të jetë prezent tek shkolla “Kiril Pejçinoviq”, ku bashkërisht me përfaqësues nga stacioni policor Kisla Voda dhe SPB Ohër, do t’i edukojnë dhe do të ndajnë material edukues. Pjesë e kësaj fushate do të jetë edhe Sekretari i Komunës Alkensadar Aleksovski, i cili bashkërisht me përfaqësues të SP Kisella Voda dhe SPB Shkupdo të jenë pjesë e fushatës në shkollën fillore “Krume Kepeski”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori