LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Qëndrimi i PDK-së është i qartë, integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë

Veseli: Qëndrimi i PDK-së është i qartë, integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë sot se ngritja e temës për ndarje të territorit të Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme është e rrezikshme.

Veseli këto komente i bëri në një konferencë për media ku tha se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin politik do ta dëmtoj dialogun në Bruksel.

Ai po ashtu theksoi se do të marrin pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme për t’i  treguar qëndrimet  e tyre.


“Integriteti territorial  i Republikës së Kosovës është i shenjtë. Është një bazament ku kemi luftuar për lirinë e Kosovës. Në bazë të këtij territori kemi shpall pavarësinë e Kosovës. Mbi 110 shtete na ka njohur si shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo është e pakthyeshme. Legjitimimi i temës së ndarjes në institucionet e Kuvendit pa fakte dhe pa argumente është inskenim i lojës e cila për ne është e papranueshme për ndarje. PDK-ja konsideron se ngritja e kësaj teme të rrezikshmen në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtoj Kosovën në procesin e dialogut në Bruksel. PDK-ja është e pa kompromis që ta luaj këtë lojë. Si PDK do të jemi në krye të interesave të atdheut tonë, të partneritetit ndërkombëtar . Seanca e jashtëzakonshme për temën e ndarjes nuk i bën fuqi  Kosovës, por i bën dëm. Në të njëjtën kohë krijon pasiguri tek qytetarët në këto moment shumë të rëndësishëm. PDK do të jetë në seancën e jashtëzakonshme për të treguar këto qëndrime me argumente të plota dhe për të evituar lojën që po bëhet për ndarje të territorit të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu foli edhe Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ku sipas tij nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, por vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Për marrëveshjen e Asociacionit me kompetenca ekzekutive nuk do të ekzistoj. Do të ekzistoj vetëm në bazë të Kushtetutës. S’ka kanale të fshehta për të biseduar me Vuçiqin, është Brukseli, janë SHBA-të, institucionet e Republikës së Kosovës. Ky është dialogu jonë. Nuk i frikësohemi Serbisë. E kemi larguar më 12 qershor dhe kurrë s’do të kthehet”, potencoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori