LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shkëmbimi i territoreve nuk do të diskutohet në Bruksel

Haradinaj: Shkëmbimi i territoreve nuk do të diskutohet në Bruksel

Pas takimit të liderëve shtetërorë të vendit, Ramush Haradinaj ka folur ekskluzivisht për emisionin Frontal në T7.

Kryeministri ka konfirmuar se ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Ai tha se territori dhe kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen.


Tha që hapja e kësaj teme çon në luftë dhe konflikte.

“Në dialog nuk do të negociohet për kufijtë e Kosovës.Ne kishim biseda të gjata dhe përmbajtësore, askush nga ne nuk do të dalë nga kushtetuta e vendit dhe nga integriteti e kufijtë e Kosovës”, sqaroi Haradinaj.

Më pas tha se kufijtë nuk negociohen dhe nuk kthehej prapa kjo çështje.

“Jemi dakord të ketë proces të dialogut,

“Krejt pikëpamjet janë folë, është qëndrim i gjithë neve që territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen në Bruksel”, tha ai