LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale: Gjykatësit i respektojnë të drejtat e palëve në gjitha lëndët

Gjykata Penale: Gjykatësit i respektojnë të drejtat e palëve në gjitha lëndët

Gjykata Penale në një reagim zyrtar është përgjigjur prokurores speciale, Katica Janeva, e cila dje kërkoi që për lëndët e PSP-së të caktohen më shpesh seanca. Nga Gjykata Penale thonë se gjykatësit në tërësi i respektojnë të drejtat e palëve.

“Me angazhim të madh bëhen orare precize dhe të harmonizuara të caktimit të seancave kryesore me qëllim që të mundësohet kohë e mjaftueshme që të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre në mënyrë cilësore ta përgatisin mbrojtjen e tyre, denjësisht të respektohet parimi i barazisë së mjeteve juridike dhe e drejta e gjykimit në kohë racionale”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje theksojnë se nuk mund të shmanget fakti se një pjesë e të akuzuarve, sipas aktakuzave të dorëzuara të PSP-së, paraqiten si të akuzuar në më shumë lëndë, ndërsa vetëm një nga të akuzuarit është përfshirë në pesë lëndë të ndryshme dhe në këtë kuptim nuk mund të caktohet debat kryesor në të njëjtën ditë.


“Problem plotësues është që një pjesë më e madhe e të akuzuarve kanë nga dy ose më shumë mbrojtës, madje për këtë arsye gjatë caktimit të debateve i kushtohet vëmendje asaj që në gjykim të jetë i pranishëm të paktën një nga mbrojtësit të cilët i përfaqësojnë të akuzuarit”, thonë nga Gjykata.

Lidhur me informatat se për disa lëndë të PSP-së nuk caktohen seanca të mjaftueshme, nga Gjykata Penale theksojnë se vetëm gjatë shtatorit të vitit 2018, nga 20 ditë pune, në 19 prej tyre janë caktuar seanca për 16 lëndë të ndryshme për të cilat vepron Prokuroria Speciale Publike, ndërsa njëherësh datat janë harmonizuar me çka u mundësohet kohë e mjaftueshme mbrojtësve që të përgatiten./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori