Koumoutsakos: Deklaratat e Dimitrovit vërtetojnë dëmet e marrëveshjes së Prespës
Deklaratat e Nikolla Dimitrov e konfirmojnë kritikën e Demokracisë së Re për marrëveshjen dëmtuese nga Prespa, tha Giorgos Koumoutsakos në reagimin për qëndrimet e përcjella të shefit të diplomacisë para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Siç njofton Agjencia Informative e Lajmeve, përgjegjësi për politik të jashtme në partinë më të madhe opozitare greke edhe njëherë e përsërisin qëndrimin e Demokracisë së Re në lidhje me zgjidhjen e problemit në mes Greqisë dhe Maqedonisë.
“Deklaratat e Dimitrov në Parlamentin Evropian, për fat të keq, vinë dhe e konfirmojnë kritikat e Demokracisë së Re për marrëveshjen dëmtuese nga Prespa. Kombinimi nga emri “Maqedonia Veriore”, “gjuha maqedonase”, kombësia është ideale për zhvillimin e nacionalizmit dhe irredentizmit në Shkup, tha Koumoutsakos në deklaratën e tij të shkruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251