Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Kujtim Gashi, e kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, i cili ka për qëllim realizimin e projektit të kompleksit për ekipet kombëtare në Obiliq, ku do të investohet në tri fushat aktuale në stadiumin “Agron Rama”.
Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka siguruar diku rreth 10 hektarë në marrëveshje me Komunën e Obiliqit, derisa projekti do të financohet nga UEFA dhe FIFA. Pas nënshkrimit të këtij memorandumi ministri Kujtim Gashi u shpreh i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje.
“Ky projekt është në kuadër të masovizimit të sportit, përkatësisht avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Natyrisht që është njëri ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën sportive që do të ndërtohet gjatë viteve 2018-2019 dhe në kuadër të saj të gjitha investimet që do të vazhdojnë do të jenë bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Është një model i ri i bashkëpunimit, një frymë e re e investimeve. Siç po shihet edhe 2019-2020 do të jenë vitet ku do të kemi një fokus të veçantë në infrastrukturën sportive”, ka theksuar Gashi.
Ndërkaq, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, e falënderoi edhe një herë ministrin Gashi për gatishmërinë e treguar për t’i ndihmuar rreth këtij investimi.
“Nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një dëshmi që ministri i sportit dhe qeveria e ka bërë strategjinë për sportin përkatësisht për futbollin dhe kjo është një prej projekteve të radhës. Ne e kemi filluar realizimin e projektit për 12 stadiume për 12 ekipet e Superligës. E kemi bërë stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të cilin falë ministrit dhe ministrisë ka përfunduar dhe tani është stadium i cili do të pranohet në kategorinë e katërt për ndeshjen e ekipit nacional. Ndërkaq, sa i përket projektit në Obiliq është financim i UEFA-s dhe FIFA-s por edhe i ministrisë, pasi që ministria ka siguruar bazën – tokën të cilën i është dhënë nga Komuna e Obiliqit”, ka theksuar presidenti Ademi.
Kësisoj, kompleksi i futbollit në Obiliq prej rreth 10 hektarësh do të jetë në shfrytëzim të Federatës së Futbollit të Kosovës për 25 vjet, ndërkohë që shuma e investimit nga UEFA e FIFA kap shifrën prej 3 milionë eurosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë