LAJMI I FUNDIT:

Turqia ndërton bazë detare para “hundëve” të grekëve

Turqia ndërton bazë detare para “hundëve” të grekëve

Turqia planifikon të ndërtojë një bazë detare në veri të Qipros, në territorin e një shteti të vetëdeklaruar dhe të panjohur nga OKB-ja.

Sipas të përditshmes turke ‘Jeni Safak’, i lidhur ngushtë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, marina turke ka paraqitur tashmë një kërkesë në Ministrinë e Jashtme për të filluar procesin e gjetjes së vendit të duhur në ishull për të ndërtuar bazën.

Thuhet se baza është e domosdoshme, sepse shumë vende të tjera, si Britania e Madhe, SHBA, Spanja, Italia, Kanadaja, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Gjermania dhe Greqia përdorin luftëra në Siri për të justifikuar praninë e tyre në Mesdheun lindor.


Sipas analistëve grekë, nëse pretendimet vërtetohen, kjo mund të rrezikojë përpjekjet për të zgjidhur një mosmarrëveshje shumëvjeçare mbi Qipron. /kp/Telegrafi/