LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit nxjerr udhëzim administrativ për leje ujore

Ministria e Mjedisit nxjerr udhëzim administrativ për leje ujore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, përmes së cilit parashihet hapja e rrugëve për shfrytëzimin racional të resurseve ujore të Kosovës.

Me rastin e nënshkrimit të këtij udhëzimi, ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se ky udhëzim do të krijojë bazë ligjore dhe do të ndikojë në menaxhimin e resurseve ujore.

“Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, do të rregullojë gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të qëndrueshme të resurseve ujore dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit duke krijuar kështu bazë të mirëfilltë ligjore për një konkurrencë të denjë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë fushë”, deklaroi Matoshi.


Ky udhëzim sipas Matoshit, ka për qëllim edhe rregullimin e procedurave aplikuese për akte ujore, strukturimin e procedurave shqyrtuese të kërkesave lëndore për shfrytëzimin e resurseve ujore në aspektin administrativ e teknik si dhe përcaktimin e kritereve shqyrtuese të pakos së dokumentacionit të parashtruara me aplikacion.

Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, po ashtu ka për qëllim krijimin e mekanizmave efikase për mbikëqyrjen e ushtrimit të aktiviteteve të operatorëve në resurse ujore, përmes administrimit sipas detyrës zyrtare, përmes Urdhëresës Ujore.

Ndër tjerash, ky udhëzim përmban edhe dispozita që përkufizojnë procedurat e veçanta të lëshimit të Kushteve Ujore, Pëlqimit Ujor, Lejes Ujore dhe Urdhëresës Ujore pastaj lartësinë e tarifave administrative dhe lejet e operatorit për kyçje në rrjetin e infrastrukturës ujore.

Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore është i sistemuar në 7 kapituj e 36 nene dhe 7 shtojca që paraqesin në tersi koherente normative, me qëllim të pasqyrimit adekuat të tërë kompozicionit të Udhëzimit dhe qasjes sa më të lehtë në përmbajtjen e tij duke respektuar parimet themelore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ Nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori