Kryetari i Prishtinës, njëherit lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratën e fundit të kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili iniciativën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme e ka quajtur absurde dhe të panevojshme.
Sipas Ahmetit, vështirë të ketë mendësi më antidemokratike se sa ta kundërshtosh politikisht idenë e zhvillimit të një seance parlamentare.
“Seanca parlamentare është vetë parimi themelor i shtetit demokratik! Ai parlament përbëhet nga të zgjedhurit e popullit në zgjedhje të lira. Dhunë e sistemit dhe kërcënim për rendin kushtetues e ligjor është kur kryetari i një Kuvendi kërcënon dhe frikëson opinionin për shkak të ftesës së një seance parlamentare nga opozita. Kur Presidenti shpërfill Kuvendin sidomos para se të filloi negociatat rreth integritetit territorial, me shtetin që nuk ta njeh shtetësinë. Në vend të kërcënimeve të maskuara me leksione mbi demokracinë, Kadri Veseli le ta ftojë seancën. E ka detyrë ligjore, nëse jo vullnet politik”, ka shkruar ndër tjerash Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
Kadri Veseli e paska quajtur veprim absurd dhe të panevojshëm thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga opozita, për dialogun me Serbinë.
Kush? Kryetari i Kuvendit. Ku? Në një republikë parlamentare. Kur? Kur Presidenti i vendit (e miku i tij) Hashim Thaçi angazhohet për “korrigjim të kufirit” me një shtet që nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, të cilat i paska përmendur Kadri Veseli.
Institucionet e shtetit dhe Kushtetuta e Republikës të cilat i paska përmendur Kadri Veseli nuk janë diktakti i pushtetit dhe shpërfillja e opozitës shumicë në Kuvend.
Dhuna dhe destabiliteti të cilat i paska përmendur Kadri Veseli nuk janë seancat e Kuvendit, por shmangia e tyre në emër të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit.
Vështirë të ketë mendësi më antidemokratike se sa ta kundërshtosh politikisht idenë e zhvillimit të një seance parlamentare! Seanca parlamentare është vetë parimi themelor i shtetit demokratik! Ai parlament përbëhet nga të zgjedhurit e popullit në zgjedhje të lira. Dhunë e sistemit dhe kërcënim për rendin kushtetues e ligjor është kur kryetari i një Kuvendi kërcënon dhe frikëson opinionin për shkak të ftesës së një seance parlamentare nga opozita. Kur Presidenti shpërfill Kuvendin sidomos para se të filloi negociatat rreth integritetit territorial, me shtetin që nuk ta njeh shtetësinë.
Në vend të kërcënimeve të maskuara me leksione mbi demokracinë, Kadri Veseli le ta ftojë seancën. E ka detyrë ligjore, nëse jo vullnet politik.
Po! Jemi më të interesuar se kurrë për të debatuar dhe për të marrë përgjegjësi për dialogun.
Për legjitimitetin, përfaqësimin, platformën dhe mbikëqyrjen e tij.
Në Kuvend, tek përfaqësuesit e popullit. Me shumicë të kualifikuar!
Sepse nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa opozitën.
Për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria e Shëndetësisë: 10.3 miliardë denarë rritje të buxhetit për institucionet shëndetësore
Mickoski: Institucionet janë në terren, po bëhet analizë e çmimeve nëpër marketet e vendit
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm në Prishtinë: Dyshohet për mjet shpërthyes në Rrugën B
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve