Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, të hënën takoi Komandantin e Forcave të përbashkëta të NATO-s, Admiralin James Foggo dhe komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Lekaj i njoftoi se viti 2018 është vit i zhvillimit të infrastrukturës, i cili do t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik. Lekaj përsëriti qëndrimin e tij se trashëgimia kulturore, trashëgimi kjo e qytetarëve të Kosovës, do të mbrohet gjithmonë.
Admirali Foggo i ofroi ministrit Lekaj ndihmën e pakursyer për çfarëdo gjëje që ka nevojë dhe e falënderoi për sqarimet e detajuara që projekti i rrugës Deçan- kufiri me Malin e Zi, është duke u zhvilluar në të mirë të qytetarëve pa dëmtuar askënd.
Pas takimit është mbajtur një konferencë shtypi, ku pos tjerash ministri Lekaj tha: “Zhvillimi infrastrukturor ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e turizmit në zonat malore. Ne do të punojmë që Kosova brenda dy tri viteve të duket më ndryshe sa i duket infrastrukturës rrugore. Ne u zotuam po ashtu që aty ku janë zonat e mbrojtura pa ndonjë marrëveshje të mos kemi ndërhyrje të njëanshme, por shpresoj që marrëveshjet do të gjinden sepse do të dominojë e mira e përgjithshme për qytetarët dhe nuk besoj që do të ketë qytetar apo personalitet që t’i frenojë këto zhvillime që do të kenë impakt pozitiv të drejtpërdrejtë tek qytetarët, ngase ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata qofshin ata personalitete politike apo fetare dhe ne do t’i trajtojmë ata barabartë të gjithë qytetarët. Unë dhe kryetari u zotuam që të mos ndërhyjmë në asnjë zonë të mbrojtur pa marrëveshje dhe do të respektojmë ligjin ashtu siç duhet”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Admirali Foggo duke folur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik tha që me këtë tempo të zhvillimit dhe me këtë dinamikë të punëve nga të gjithë nga sa ka parë ai, zhvillimi ekonomik nuk do të jetë i largët për Kosovën. Kurse sa i përket rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi tha se pajtohet me çka tha ministri Lekaj dhe se çdo marrëveshje mes palëve është e mirëseardhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?