LAJMI I FUNDIT:

Chelsea fiton me vështirësi ndaj Newcastle

Chelsea fiton me vështirësi ndaj Newcastle
Chelsea (Getty Images)

Chelsea ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Newcaslte me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominimin e skuadrës së Maurizio Sarrit, të cilët krijuan shumë raste për gol.

Megjithatë, edhe përkundër dominimit dhe rasteve nga Eden Hazard (24′) dhe Pedro (35′) portat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.


Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat dhe pati edhe gola të shënuara.

Festa e Hazard pas golit të shënuar (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 70-të, ku ylli belg, Hazard ishte i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsi skuadrës së tij 0-1.

Në minutën e 83-të vendasit u kthyen në lojë duke barazuar rezultat 1-1 me anë të sulmuesit Joselu, i cili u asistua nga DeAndre Yedlin.

Joselu barazoi rezultatin (Getty Images)

Por, gëzimi i Laraskave zgjati pak pasi pas vetëm katër minutash lojë ishte Yedlin, i cili shënoi autogol për t’ia dhënë fitoren Chelseat me rezultat 1-2.

Pas kësaj fitore, Blutë e shohin veten në vendin e dytë me pikë maksimale nga tri ndeshjet, ndërsa Newcastle renditet në vend të 16-të me një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea luan në shtëpi ndaj Bournemouthit, ndërsa Newcastle udhëton te Man City. /Telegrafi/

https://twitter.com/fcchelseaturkey/status/1033755111699439616

https://www.dailymotion.com/video/x6sn3qh

https://www.dailymotion.com/video/x6sn3w7

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori