LAJMI I FUNDIT:

Tayna gjen kohë për relaks, poston fotografi me bikini

Tayna gjen kohë për relaks, poston fotografi me bikini
Tayna (Foto: Instagram/Tayna)

Vera e këtij viti ka qenë përplot angazhime për këngëtaren Tayna, e cila hyri fuqishëm në skenën e muzikës shqipe.

Ndërsa pas koncerteve të shumta, reperja ka gjetur kohë për t’u relaksuar paksa.

https://www.instagram.com/p/Bm8ZSxdg5hK


Ajo i ka ndarë disa nga momentet e relaksit me fansat e saj në Instagram, ku numëron mbi 362 mijë ndjekës.

Lajmet për TAYNA
Lexo po ashtu Lajmet për TAYNA

Këngëtarja ka pozuar me bikini, ndërsa fotografitë e publikuara kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

https://www.instagram.com/p/Bm8flrcAmeF

Kujtojmë që Tayna depërtoi fuqishëm në skenë më hitin e saj, “Columbiana”, që e realizoi në bashkëpunim me Don Phenom në qershor të këtij viti.

Ajo vazhdoi të pëlqehet akoma më shumë pas lansimit të këngës “Shqipe”, ndërsa javë më parë e ka publikuar projektin e ri, “Fake”.

Tayna është veçuar për tekstet e saja agresive, mirëpo në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar se asnjëra prej këngëve nuk ishte “diss personal”.

“Asnjëra prej tri këngëve deri tash nuk ka qenë ‘diss’ personal, akoma. Gjithçka ka qenë e përgjithësuar dhe koincidencë. Këto i ka hip-hopi”, kishte shkruar reperja. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BmtTKalA_Sz