Një analist me përvojë i Ballkanit thotë se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë tani marrëdhëniet me Serbinë dhe me Kosovën si çështje të një rëndësie strategjike.
James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha se rregullimet territoriale janë çështje taktike dhe se SHBA po e hedhin vështrimin më larg, në mënyrë që palët të mos mbeten në pozicionet e tyre të vjetra.
Hooper komentoi rreth një deklarate të bërë nga Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, i cili tha se nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, SHBA nuk do ta pengonin një rregullim territoresh.
Zëri i Amerikës: Zoti Hooper, Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, John Bolton tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëheshin pengesë për një marrëveshje që çon në rregullime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çfarë nënkupton kjo sipas jush?
James Hooper: Kjo nënkupton se SHBA tani po i trajtojnë marrëdhëniet me Serbinë dhe me Kosovën si çështje të një rëndësie strategjike për Amerikën. Mendoj se SHBA duan një rezultat të negociuar. Ato e kuptojnë se kjo do të përfshinte veriun e Kosovës, se mund të ketë disa rregullime të nevojshme kufijsh. Por ato duan marrëdhënie më të mira me Kosovën, që gjithmonë kanë qenë të mira, por edhe me Serbinë. Lufta e NATO-s në Kosovë krijoi probleme aftagjata për SHBA në marrëdhëniet me Serbinë, prandaj është e kuptueshme që SHBA do të dëshironin që këto marrëdhënie të ktheheshin në gjendjen e mëparshme. Megjithatë, edhe pse SHBA do të donin përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk do të thotë aspak se kjo do të bëhet në kurriz të Kosovës. Fjala është tani për një përpjekje, për të krijuar një marrëdhënie të tillë, në të cilën Kosova do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Zëri i Amerikës: Deri kohët e fundit Uashingtoni kishte hedhur poshtë çdo mundësi për rregullime territoriale në Ballkan. Çfarë ka ndodhur?
James Hooper: Po të shikosh çështjet territoriale, SHBA-ja po e shikon tani këtë si një marrëdhënie strategjike me Serbinë dhe me Kosovën. Ato po i ofrojnë Serbisë dhe Kosovës marrëdhënie më të mira r mua këto janë çështje taktike. Mendoj se SHme SHBA, me Perëndimin dhe me Evropën. Thelbi i një marrëveshjeje të tillë nuk ka të bëjë thjesht me veriun e Kosovës, por me një marrëdhënie më të mirë me SHBA, me Perëndimin dhe me Evropën. Pjesë e kësaj do të ishte një stabilitet më i madh për Kosovën përmes anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, një stabilitet më i madh për Serbinë përmes shpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Po kështu do të kishim një marrëdhënie më të mirë të Kosovës me Bashkimin Evropian. Për mua, çështja nuk është nëse serbët do të fitonin një kilometër më shumë apo kosovarët një pjesë më shumë territori në Serbinë jugore. Për këtë arsye SHBA qëllimisht po i shmanget përsëritjes të së njëjtës gjëje që kanë thënë më parë për çështjen e shkëmbimeve territoriale, sepse kjo i mban palët në nivel taktik dhe në pozicionet e vjetra.
Zëri i Amerikës: Kancelarja gjermane Angela Merkel, thotë se nuk mund të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan. A mund të shohim një përplasje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rreth kësaj çështjeje?
James Hooper: Ajo që e shqetëson zonjën Merkel është destabilizimi. Mendoj se amerikanët në këtë rast e vënë theksin tek pozitivja ndërsa zonja Merkel tek rreziqet, por mendoj se këto mund të zgjidhen mes SHBA dhe Gjermanisë. Kjo do të kërkonte bisedime serioze mes tyre, por në fund të fundit për këtë punë janë aleatët.
Zëri i Amerikës: Sa i mundur do të ishte një rregullim apo shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?
James Hooper: Pikëpamja ime është se nëse do të arrihej një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe që përfundon me hyrjen e Kosovës në OKB, gjë që do të ishte një hap gjigant për Kosovën, për rajonin dhe për Serbinë, atëherë do të ishte plotësisht e mundur të mendohej për disa korrigjime kufijsh në mënyra konstruktive, që do të përfshinin veriun. Këtu flasim për rezultate që sjellin stabilizim. Është e vështirë të mendojmë për rezultate stabilizuese, nëse korrigjime të tilla do të shkaktonin largimin e një numri të madh njerëzish nga shtëpitë e tyre. Nëse e shikon çështjen nga pikëpamja strategjike, atëherë është e lehtë ta kuptosh. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania hoqi dorë nga pretendimet për Alsasë-Lorenën në Francë. Por shihni marrëdhëniet e tyre sot! Gjermania dhe Franca që kanë qenë armiq të vjetër, kanë sot ndër marrëdhëniet më të ngushta në botë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?