LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Gjeneralët e Serbisë i kemi turpëruar në Deçan

Daut Haradinaj: Gjeneralët e Serbisë i kemi turpëruar në Deçan

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vazhduar debatin për numrin e veteranëve të UÇK-së.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se në Deçan gjeneralët serbë janë poshtëruar nga ushtarët e UÇK-së, përcjell Telegrafi.


Sipas deputetit nga Deçani, për numrin e veteranëve në Dukagjin të pyetën ata gjeneral serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Shkrimi i plotë
Se sa veteranë i kishte Dukagjini dhe me theks të veçantë Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’, përgjigjen mundeni për ta marrë tek gjeneralët e Serbisë dhe bashkëpunëtorët e tyre që i kemi turpëruar në Deçan.
Jam krenar me ushtarët e kësaj brigade që e dhanë maksimumin për liri.
Të njëjtit janë të gatshëm gjithmonë”,
DH