Një rekomandim i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës për Ministrinë e Punëve të Brendshme ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion dhe në media.
Sipas të njëjtit rekomandim, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës kërkon nga MPB-ja rritjen e dënimeve për ata që nuk i regjistrojnë automjetet, ose këtë veprim e bëjnë me vonesë, shkruan lajmi.net.
Vonesa deri në shtatë ditë, të nënkuptojë gjobë deri në 200 euro, e 7 deri në 15 ditë gjobë të shkojë deri në 300 euro, thuhet në kërkesën të cilën e ka bërë publike Besarb Blakaj, anëtar i kësaj shoqate.
Madje aty kërkohet edhe konfiskimi dhe shkatërrimi i veturës nëse kalojnë 30 ditë që nga përfundimi i regjistrimit.
Mirëpo, një kërkesë e tillë zor se mund të merret parasysh nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Abduselami Shkodra, ka thënë për lajmi.net se ministria e Punëve të Brendshme i ka politikat e veta dhe nuk ndikohet nga asnjë shoqatë.
Sipas tij, MPB-ja nuk mund të aprovojë asnjë propozim në të cilin rekomandohet konfiskimi dhe prona e dikujt.
“Ministria e Punëve të Brendshme i ka politikat e veta, edhe ata mbi bazën e gjendjes faktike e cila është në terren. Dhe nuk ndikohet prej asnjë lloj shoqate, veçanërisht kur ato rekomandime nuk janë të bazuara, ne nuk mund të aprovojmë asnjë propozim nga dikush që thotë konfiskohet dhe shkatërrohet prona e askujt. Ne vazhdojmë të besojmë se numri i automjeteve në Kosovë është 90 për qind në bazë të po atyre statistikave që ka policia”, ka thënë Shkodra për lajmi.net.
Ndryshe në Kosovë, janë 109 mijë automjeteve të paregjistruara. E nga kompanitë e regjistrimeve të automjeteve, tash e një kohë është thënë se një gjë e tillë po i shkakton dëme financiare buxhetit të Kosovës. /Lajmi.net/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze