LAJMI I FUNDIT:

Pal Lekaj përfshihet në debatin për veteranët e UÇK-së, thotë se nga kjo situatë nuk do të përfitojë askush

Pal Lekaj përfshihet në debatin për veteranët e UÇK-së, thotë se nga kjo situatë nuk do të përfitojë askush

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se është për të ardhur keq që po kalojmë këtë periudhë, përmes së cilës sipas tij po tentohet t’i hidhet hije e zezë epokës së lavdishme që solli çlirimin e vendit, aq më tepërkur këto përpjekje për njollosje të atyre që dolën në mbrojtje të atdheut po bëhen për interesa personale.

Lekaj në rrjetin social Facebook shkruan se Ramush Haradinaj, si njëri nga komandantët më të shquar të luftës së UÇK-së, natyrshëm e ka të drejtën që të ngritë zërin, në mbrojtje të vlerave të bashkëluftëtarëve të tij.

“Kryeministri sakrifikoi shumë për këtë vend. Me vete bartë plagët e luftës dhe të dhembjes së humbjes së familjarëve për tokën e shenjtë të Kosovës. Prandaj askush më shumë se ai nuk do të dëshironte që meritorët, tashmë 20 vjet pas luftës, të marrin trajtim të dinjitetshëm institucional”, shkruan Lekaj.


Sipas tij, debati i ditëve të fundit për listat e veteranëve dhe fryrjen apo jo të tyre, më së paku i shkon në favor shoqërisë.

“Kosova, siç e dimë të gjithë, gjendet në momentet më vendimtare për të dhe ky debat i orkestruar për të keq, nuk do të duhej të lejohet që të përhapet. Nga kjo situatë nuk do të përfitojë askush, por do të humbë më së shumti vendi ynë”, shkruan Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori