LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve kundër grevës së paralajmëruar nga SBASHK-u

Këshilli i Prindërve kundër grevës së paralajmëruar nga SBASHK-u

Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se përdorimi i grevës nga SBASHK-u si mjet të vetëm të veprimit sindikal, tash e sa vite, po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim, si një e drejtë universale e njeriut dhe e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Këshilli i Prindërve të Kosovës thekson se nuk është kundër realizimit të kërkesave të ligjshme të SBASHK-ut, por konsideron se përdorimi i grevës po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës e ka marr me shqetësim paralajmërimin e SBASHK-ut për hyrje në grevë nga shtatori i këtij viti për realizimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me ndryshimin e Projektligjit për Pagat dhe miratimin e Projektligjit që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve 90-ta… Shmangiet e shpeshta të nxënësve nga procesi mësimor si pasojë e grevave të SBASHK-ut, po ndikojnë negativisht në aspektin psikik dhe pedagogjik të nxënësve në mësimnxënie dhe realizim të plan-programeve mësimore, gjë që pastaj po rezulton në rezultate të dobëta”, thuhet në njoftim.


Shtatori fillon me greva
Lexo po ashtu Shtatori fillon me greva

Këshilli i Prindërve të Kosovës fton SBASHK-un dhe Qeverinë që të arrijnë një marrëveshje të pranueshme, në mënyrë që të mos lejojnë që nxënësit të jenë viktimë e mosmarrëveshjeve të tyre.

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga prindërit e nxënësve që të jenë më aktiv dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Këshillat e Prindërve té Shkollave, Këshillat e Prindërve të Komunave dhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, për t’iu dal në mbrojtje të interesit të nxënësve për arsimim dhe edukim cilësor, dhe për të mos lejuar përdorimin e nxënësve nga kushdo qoftë, si mjete për realizimin e interesave personale.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës në bashkëpunim e akterët kompetent do angazhohet që të krijoj mekanizma të sigurt ligjor dhe efikas për të mbrojtur të drejtën e nxënësve për proces të rregullt mësimor (normal), kushte ma të mira për arsim e edukim cilësor në pajtim me standardet e avancuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori