LAJMI I FUNDIT:

Nis festivali “Hyjnesha në fron”

Nis festivali “Hyjnesha në fron”
Ilustrim

Festivali i Filmit Ndërkombëtar, “Hyjnesha në Fron”, ka hapur edicionin e 11 të tij, në Stacionin Hekurudhor në Prishtinë, me shfaqjen e filmit lituanez, ‘Breathing Into Marble’. Festivali do të zgjasë deri më 27 gusht.

Filmat që do të shfaqen i takojnë kategorive të filmit të shkurtë, të mesëm dhe të gjatë. Përveç shfaqjes së filmave, do të organizohen edhe punëtori profesionale, edukative dhe promovuese. Një grupim tjetër filmash janë ata të kategorisë ‘speciale’ – jashtë konkurrencës.

Një ditë e festivalit (25 Gusht) do t’i dedikohet fëmijëve në kategorinë e filmave artistikë për fëmijë, dokumentarëve dhe atyre të animuar. /Telegrafi/