LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: Luftimi i dhunës në familje, prioritet i MPB-së

Ministri Gashi: Luftimi i dhunës në familje, prioritet i MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, deklaroi se parandalimi dhe luftimi i kësaj forme të kriminalitetit është një nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton.

Ai gjatë tryezës me temën “Dhuna në Familje”, organizuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në Gjakovë, tha se përmes Policisë së Kosovës do të ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje.

Gashi theksoi se në nivel shtetëror, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar “Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020”.


“Ministria e Punëve të Brendshme ka kontribuar në hartimin e kësaj strategjie, si dhe deri më tani ka implementuar shumicën e aktiviteteve të përcaktuara me planin e veprimit. Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë së Kosovës ka kontribuar edhe në hartimin e Ligjit për Mbrojtje kundër Dhunës në Familje”, tha ai.

Pas tryezës, ministri Gashi vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, me ç’rast shprehi gatishmërinë e tij për përkrahjen e policisë në Gjakovë.

Ndërsa zyrtarët policorë në Gjakovë vlerësuan se situata e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë është stabile dhe se nuk ka pasur ndonjë incident që do të cenonte sigurinë.

Ndryshe, në vitin 2017 në Policinë e Kosovës janë raportuar 1269 raste të cilat janë hetuar dhe prej tyre janë ngritur 1205 kallëzime penale për shkak të dhunës në familje. Ndërsa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018 janë raportuar 628 raste të cilat janë hetuar dhe prej tyre janë ngritur 556 kallëzime penale, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori