LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë nga vetura, dy të arrestuar

Të shtëna me armë nga vetura, dy të arrestuar
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.

Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje, në fshatin Hamidi të Obiliqit, policia ka ndërmarrë një aksion dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arrit që të ndaloj automjetin e dyshuar dhe të arrestoj  dy persona të dyshuar: E. R,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B.Sh,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Njërit prej tyre i është gjetur dhe konfiskuar: një armë e tipit Ecol Special 99; një armë e ftohtë (thikë); një karikator si dhe në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja.


Ndaj  personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës. /Telegrafi/